
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” ishte avokati Arben Llangozi, i cili u ndal te rasti i Erion Veliajt. Sipas tij, prokurori Ols Dado duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga çështja, pasi ka konflikt interesi. Sipas tij, duhej të niste hetimet dhe ILD, por sipas avokatit ky është organi më i korruptuar në vend.
-Si i shihni reagimet e zotit Veliaj?
Reagimet e tij janë normale, edhe pe nuk hidhen nga ai, por stafi i tij. Ai vërjetjet duhej t’i kishte ngritur që herën e parë kur doli nga prokurori, por tha se ishte i kënaqur që kishte takuar dy kolegë. Ky ka qenë momenti se nëse do ishte konflikte, siç pretendon zoti Veliaj, që i ka dhënë leje ndërtimi prokurorit.
-Kur i ndodh e keqja reagon njeriu...
Nëse ti ke pasur një konflikt, duhej ta kishte bërë kërkesën për përjshtimin e prokurorit. Kur prokurori ka ktëtë konflikt interesi.
-Kemi konflikt interesi?
Në dukje kemi dhe prokurori duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të garantone procesin. Nuk e di nëse ka dhënë dhe nuk është pranuar nga kryeprokurori, por duhet të kontrollohet nga gjykata. Publiku këtu mendon se kemi një aferë. Që drejtësi të jetë e pstër, kur ka konflikte të jepte dorëheqje nga prokurori. Ai mund të jetë shumë i ndershëm dhe ka profesionalizëm në hetim, por nëse ngrihen dyshime se është zgjedhur në shkelje me ligjin duhet të monitorohet nga organet ligjzbatuese. Organi që duhet të vihet në lëvizje është ILD dhe unë them, se është më i korruptuari në vend dhe nuk bën detyrën tij. Duhet të jetë i pari të shkrihet apo të zëvendësohet është Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Kemi disa raste të tjera që ky inspektor të nisë një procedim vetëm nga denoncimet. Ai është inegzistent. Ndoshta Metani ka firkë nga prangat e SPAK për veten e vet.
Lini një Përgjigje