
Avokati Llangozi zbulon prapaskenat e arrestimit të Veliajt...
Avokati Arben Llangozi në emisionin “Të Pashoq” tha se Kryeministri nuk mund të verë në dyshim përmes deklaratave ligjshmërinë e një vendimi të një gjyqtari.
Llangozi tha se Kryeministri në dallim nga kreu i opozitës, ka mekanizmat për të verifikuar ligjshmërinë e gjyqtarit, ka SHISH, ka Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
“Kryeministri nuk mund të na thotë se ky apo ai gjyqtar është kamikaz i opozitës, pasi ka mekanizmat që mund të verifikojë, qoftë edhe përmes SHISH”, tha Llangozi.
Duke komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, avokati tha se ai u bë kurban.
“Erion Veliaj është kurban i Ramës. Rama di të bëjë teatër dhe propagandë në rrjetet sociale. Erion Veliaj u bë kurban në kushtet kur po flitej se SPAK i iku mbështetja ndërkombëtare. Ai nuk ka dashur të bindë Veliajn me atë deklaratë, por ka dashur të bindë ndërkombëtarët se ja në Shqipëri funksionon drejtësia.
Kush flet për standarde, Kryeministri që arrestoi me qindra qytetarë që nuk kishin para të paguanin energjinë elektrike”, tha Llangozi.
Avokati tha se arrestimi i Erion Veliajt është bërë për të ruajtur edhe imazhin e SPAK, në momentin që u tha se po i hiqej mbështetja nga SHBA, por është bërë me miratimin e Edi Ramës.
Por a u këmbye arrestimi i Veliajt me shpëtimin e Olsi Ramës?
Avokati tha se në rastin e Olsi Ramës, SPAK ia kaloi çështjen policisë, që do të thotë se nuk e ka mbyllur çështjen.
“SPAK nuk e mbylli çështjen, nëse do e mbyllte atëherë do të shikonim aktet gjyqësore. Por SPAK ia kaloi dosjen Policisë, çka do të thotë se atje ka diçka që fshihet”, tha Llangozi.
Lini një Përgjigje