
Avokati Arben Llangozi në emisionin ‘Të Pashoq’ paralajmëroi arrestimin e dy personazheve ‘Vip’, njëri prej të cilëve shumë i afërt me kreun e opozitës, Sali Berisha.
Llangozi tha se arrestimet mund të ndodhin para zgjedhjeve të 11 majit, madje aludoi se arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiak i Tiranës, do përdoret si kalë troje për arrestimin e Shkëlzen Berishës, djalit të kreut të PD-së, Sali Berisha. Por gjithashtu, Llangozi paralajmëroi arrestimin e Belinda Ballukut, zv.Kryeministres dhe ministres së Transporteve.
“Belinda Ballukun, bëhet fjalë për tunelin e Llogarasë, që është faturuar mbi 50 mln euro, pa punime shtesë. Jemi në përfundim të hetimeve lidhur me Ballukun dhe pritet arrestimi i saj. Nuk e kemi parë që të dalë të cicërojë, do bashkohet me Pajtime Fetahun atje në Pogradec.
Kemi politikanë që kanë vjedhur dhe kanë lënë pensionistët pa ilaçe.
Për krahun tjetër bëhet fjalë se së shpejti, flitet se do të kemi arrestim të djalit të Berishës. Një nga arsyet e arrestimet e Veliajt është që të mbahet si kalë troje për arrestimin e Shkëlzen Berishës. Me goditjen e Shkëlzenit është goditur lideri.
Nga informacionet që kam marrë ky është në listë, para zgjedhjeve do të ndodhë arrestimi”, tha Llangozi.
Lini një Përgjigje