
Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Komisionit Anti-korrupsion, kryetari Fatmir Xhafaj ka deklaruar se tashmë ka një draft që është bërë për sistemin e drejtësisë, i cili pritet të hidhet për diskutim.
Ekspertët kanë propozuar edhe ngritjen e një Komisioni të Përhershëm Parlamentar që do të monitorojë punën e institucioneve të drejtësisë.
Lidhur me këtë, eksperti i kriminalististikës, Ervin Karamuço tha në emisionin “Real Story” se ndryshojmë njerëzit, jo institucionet, pasi mund të çojmë njerëz që kanë vullnet dhe zbatojnë ligjin.
“Ishte një zhvillim i pritshëm që me ngritjen e këtij komisioni që do kishte zhvillime për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve ekspertë ligjorë, profesorë etj. Di që nga ana e faktorit ndërkombëtar u vendos një vizë e kuqe sidomos në lidhje me strukturën e posaçme, që mos të ketë ndryshime të ligjit të tyre. Ka qenë dhe një investim nga ana e ndërkombëtare. Ne flasim për kontroll politik të institucioneve të demokracisë, jo kontroll teknik. Ne më mirë ndërrojmë emrat, se sa të ndryshojmë ligjet. Është më e thjesht kjo. Ne kemi sot 8 institucione që mund të kontrollojnë organet e drejtësisë. Nëse këto s’janë efektive, pse duhet të ndryshojmë institucionet? Ndryshojmë njerëzit. Çojmë aty njerëz që kanë vullnet dhe zbatojnë ligjin. Është çështje emrash, jo çështje institucionesh”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje