
A ka shanse Sali Berisha ta risjellë PD-në në pushtet në situatën e aktualitetit dhe politike në të cilën po ndodhin zhvillimet në vend?
Analisti Arben Meçe thekson se shansi i vetëm i PD dhe Berishës është fakti se SPAK ka arrestuar dhe po arreston njerëzit e mazhorancës. Kurse për listën e PD-së për primare dhe deputetë, ai u shpreh se njerëzit aktualë në Kryesi janë të gjithë të Lulzim Bashës.
“E para i referohem listës së PD. Këta janë të gjithë të Lulzim Bashës dhe aty mungon vetëm Luli. E dyta është Gjekmarkaj, që do e zbusë në maksimum fushatën e Berishës. Kryesia e mban partinë. Janë të gjithë të Bashës, asnjë nuk ka lëvizur. Në planin e paraqitjes fizike të PD-së me kryesinë nuk kemi asnjë ndryshim. Absurde që SPAK të jetë ngritur Ramën. U ngrit për të goditur pandëshkueshmërinë 30-vjeçare në vend, jo vetëm andej këndej sepse është politikë. Kush shkel ligjin të kalojë në gijotinën e SPAK. PD është ajo që ka qenë. Si deklarata e Flamur Nokës në Diasporë, se për 3 muaj do zhdukin përfundimisht varfërinë. Ose deklaratat e Berishës për rrogat apo pensionet dhe njerëzit në nevojë”, tha analisti për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje