TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 08:29

Ryshfet e kontrabandë mallrash në Kakavijë, si gjykata liroi me garanci pasurore 2 doganierët dhe 6 shoferët

Shkruar nga Pamfleti

Ryshfet e kontrabandë mallrash në Kakavijë, si gjykata liroi me

Gjykata ka liruar me garanci pasurore 2 doganierët dhe 6 shoferët e arrestuar më 24 Dhjetor për kontrabandë mallrash dhe ryshfete në Kakavijë.

Gjatë seancës së ditës së djeshme, u mor vendimi për lirimin e dy doganierëve Ardit Abrija dhe Eliod Shurdhaj, si edhe shoferët Rigent Ismaili, Arjan Mustafaj, Thanas Malaj, Valter Dosti dhe Fatjon Osman, me kushtin që të paguajnë garancinë pasurore si dhe të mos dalin jashtë vendit.

Vendimet e marra nga Gjykata:

Ardit Abrija, përgjegjës i doganës së Kakavijës, duhet të paguajë 1 milionë lekë garanci pasurore

Eliod Shurdhaj, doganier i kontrollit fizik, duhet të paguajë 700 mijë lekë garanci pasurore

Ndërsa shoferët duhet që secili të paguajnë shumën prej 500 mijë lekësh në këmbim të lirimit

Ndërkohë personat e tjerë të përfshirë në kontrabandën e mallrave, doganieri i parkimit, Arben Marvataj, si dhe 3 punonjësit e Antikontrabandës Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj Fatjon Osmani, të cilët u shpallën në kërkim në 24 dhjetor ende nuk janë arrestuar.

Strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kanë ndaluar me 24 dhjetor në aksin rrugor Kakavijë-Fier 4 kamiona të tonazhit të rëndë, një trajler me rimorkio dhe një furgon të ngarkuar me mallra të ndryshëm, të papajisur me dokumentacionin përkatës për mallrat e importuara, me qëllim verifikimin e dokumenteve, me të cilin ishin pajisur nga punonjësit e Degës Doganore Kakavijë.

AMP sekuestroi disa dhjetëra ton mallra të padeklaruara, aparate celulare dhe vlera monetare.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë e korrupsionit me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

ryshfet kontabande mallrash kakavije garanci pasurore

Lini një Përgjigje