TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 08:17

Ervin Karamuço: Vrasjet dhe rrëmbimet në 2023 në Shqipëri si skenar filmash, ju tregoj kush i ndikon

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Karamuço: Vrasjet dhe rrëmbimet në 2023 në
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar ngjarjet kriminale dhe skandalet shtetërore që u shënuan vitin 2023 në Shqipëri.

Duke analizuar rastet e fundit tragjike, siç ishte rasti i vrasjes së dy femrave në Kosovë e Maqedoni, ai i krahasoj ato me skenar të pastër filmash.

Sipas tij, bazuar edhe nga ekspertët, kinematografia ka ndikim të madh te njerëzit për të kryer krime.

'Rrjetet sociale po bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm në jetët e të rinjve, pastaj filmat poashtu. Dy ngjarjet e fundit që ndodhën, një në Kosovë, vrasja e Liridonës dhe tjetra në Maqedoni, e vajzës që u rrëmbye dhe u vranë, janë skenar filmash. Kjo ngjarje i përket një filmi “Faithful” që quhet është bërë edhe serial kohëve të fundit kurse kjo e Maqedonisë, është si filmi “Man on fair” me Dazel Uashington, është e njëjta gjë.

I lidhi me skenar filmash këto ngjarje, sepse dhe ne si profesionist kemi debat mes vete, se a ndikon kinematografi tek njerëzit. A projektohen njerëzit dhe krijojnë skema të caktuara kriminale përmes kinematografisë dhe kjo është shumë e vërtetë.

Mbaj mend më herët ka qenë një film me terrorizëm në SHBA dhe një person shkruante në kompjuter në me email dhe nuk ja dërgonte personit, por ja jepje kodin dhe ai hynte te emaili tij dhe shikonte se çfarë kishte shkruar dhe e mbante në draft. Kur marrim vesh më vonë, nga gazetarët e kam shfletuar që një prej vrasësve me pagesë që ne e kemi pasur dhe dënuar aktualisht, përdorte të njëjtën metodë. Bëhet fjalë për Julian Sinanaj, vrasësin me pagesë të Vlorës.

Pra, janë 2-3 raste që marrin skena, huazojnë, realizojnë në praktikë atë që shikojnë nga kinematografia dhe kjo është shumë e dëmshme.', tha ai në një intervistë për mediat.

Karamuço, u ndal edhe te videot me skandale përgjatë këtij viti në Shqipëri, për të cilat tha se ato janë kthyer në biznes për të shantazhuar njerëzit.

'Tani, çështja e videove skandale në Shqipëri është kthyer në biznes të madh ku njerëzit edhe me video të fabrikuara edhe me video origjinale, të realizuara në mënyrë të paligjshme bëhet bizën me të.

Dhe ky biznes u përfshire dhe Safet Gjici, i cili hajde shikojnë a na paguajë dhe filluan. Rrjetet sociale nuk kanë asnjë lloj rregullimi, asnjëlloj morali, për të nxjerrë çdo lloj gjëje ose të paguar nga ata qe duan ta nxjerrin pastaj nga hakmarrja se pse nuk na dha ky tjetri lekët.

Pra, ka një biznes të tregut të zi që është kriminal dhe vazhdojnë të ënden nëpër celular të tilla gjëra. I kanë forma të shantazhit këto.', shtoi ai.

Për ekspertin e kriminalistikës, ky është vit i SPAK, në drejtim të ndëshkueshmerisë deri në nivelet vendimmarrëse.

'Shiko ky është viti i SPAK-ut, edhe këto sondazhet që do dalin do nxjerrin atë si personazhin e vitit, si institucionin, një SPAK i cili vit i parë që futi frikën sidomos te nivelet vendimmarrëse që dhe mund të të arrestojë, që nuk ka pandëshkueshmërin, ata që kanë bërë vepra penale në të kaluarën do të gjykohen, do të përballen minimalisht me BKH, me hetuesinë dhe do të kalojnë në fazat proceduriale.

U fut kjo psikoza, a është e shëndetshme kjo, nëse është dhe bëhet për qëllimin të jesh i drejtë më ligjin, pse jo që të zbatohet për të gjithë.', tha eksperti.

ervin karamuço spak krimi në shqipëri

Lini një Përgjigje