TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 07:12

SPAK kërkon arrest, Klodiana Lala tregon skenarin e Sali Berishës: Pse nuk i intereson të merret me provat!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kërkon arrest, Klodiana Lala tregon skenarin e Sali Berishës: Pse
Klodiana Lala

Lala u shpreh se Berishës më shumë i ka interesuar që në tërë këtë histori të flitet vetëm për procedurën sesa për provat dhe faktet e akuzës.

Lidhur me gjykimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, gazetarja Klodiana Lala tha se gabimi që në krye te herës i takon vetë Berishës që nuk pranojë të shkojë të përballet me drejtësisë.

Lala u shpreh se Berishës më shumë i ka interesuar që në tërë këtë histori të flitet vetëm për procedurën sesa për provat dhe faktet e akuzës.

Gjate gjithë kohës për Sali Berishën është thënë është nën hetim për veprën penale të korrupsionit.

Dhe unë kam mbajtur qëndrim që kam thënë që nëse më duhet të pres vendimin e gjykatave nuk mund të sulmoj as me emra prokurorësh.  Unë mendoj se media qëllimisht nuk po informon.

Problemi i parë që PD dhe Sali Berisha ka bërë në radhë të parë është ky që nuk pranojë të përballet me drejtësinë.

Mbase Sali Berisha do të ishte më i fituar po ta kishte zbatuar vendimin e Gjykatës. Të vinte të zbatonte vendimin e gjykatës.

Të më jepte shembull mua si qytetar i thjeshtë se në këtë mënyrë ai do kishte mundësi që më një proces të shpejt, urgjent, tu dëshmonte qytetarëve shqiptar që nëse vërtetë është i pafajshëm nuk do të ishte në këtë situatë që është sot.

Mua më ka ngjarë që Berisha e ka krijuar këtë konflikt me gjykatën, sepse realisht po i intereson kjo histori dhe të flitet vetëm për procedurën dhe kjo për faktin dhe për provën.”-u shpreh Lala në Tpz.

klodiana lala

Lini një Përgjigje