TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 22:35

“Nuk i intereson arresti”, Çani: Berisha në shtëpi e zyrë ka qëndruar gjithë jetën

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk i intereson arresti”, Çani: Berisha në shtëpi

Gazetari Arjan Çani, në lidhje me masën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, është shprehur se nuk i intereson nëse ndaj tij vendoset masë arresti, pasi sipas tij, ai ka bërë gjithmonë jetë të thjeshtë.

Çani tha se Berisha gjatë gjithë jetës së tij ka qenë në njëfarë mënyre i izoluar, vetëm në punë dhe shtëpi.

Sipas tij Berishën edhe kur e ftonin që të shkonte në ndonjë restorant, ai nuk shkonte duke “u justifikuar” se e priste në shtëpi gruaja e tij, Liria.

Kush e njeh Berishën, ai gjithë jetën e vetë nuk është se ka bërë ndonjë jetë që tani po izolohet, ai gjithmonë i izoluar ka qenë. Berisha në njëfarë mënyre i izoluar ka qenë. Drejt e në shtëpi shkonte. E ftonin në restorante, nuk shkonte, jo se më pret Liria thoshte.

Mund të ulej rrallë të pinte ndonjë gotë verë, por edhe ajo po të ishte ndonjë verë e mirë. Ben Ahmetaj pse iku? Sepse nuk mund ta duronte atë lloj jete. Lefter Koka përshembull që ishte milioner, bënte një jetë të thjeshtë. Janë njerëz që kanë miliona, por u pëlqen shumë kursimi”, tha Çani në “Euronews”.

arjan Çani sali berisha spak

Lini një Përgjigje