TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 22:03

Masa për Berishën, Gjikondi debat me Gjokutajn: Po përdoren shtigjet ligjore për të zvarritur seancën

Shkruar nga Pamfleti

Masa për Berishën, Gjikondi debat me Gjokutajn: Po përdoren

Juristja Brisida Gjikondi dhe avokati Genc Gjokutaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme, teksa po diskutohej lidhur me procesin gjyqësor për ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për RTSH, Gjokutaj shpreh se vendimi u shty sërish në seancën e sotme për shkak të kërkesës së përsëritur të tyre për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka.

Nga ana tjetër, Gjikondi tha se po përdoren shtigjet ligjore për të zvarritur seancën, ndërsa bëri deklaratën e fortë se mbrojtja e Berishës po bëhet “me stilin e Dritan Dajtit”.

Debati mes tyre:

Gjokutaj: Ne e kemi bazuar në dispozitat e posaçme të procedurës penale. Shkaqet që ne paraqesim e detyrojnë gjykatësin të heqë dorë vetë pa ja kërkuar ne, ajo refuzon.

Gjikondi: Riemërimi i Berishës nuk e zeron problematikën e konfliktit të interesit?

Gjokutaj: Bëhet fjalë për gjykatësen Irena Gjoka. Kjo është shpikje e mendjeve që nuk e duan përjashtimin.

Gjikondi: Pse pret ta çojë Gjykata në Gjykatë Kushtetuese, pse nuk e çoni ju?

Gjokutaj: Nëse bazohemi te kodi i procedurës...

Gjikondi: E keni ulur nivelin e Berishës në nivelin e Dritan Dajtit, për procedurë po zvarrit dënimin e tij. Për standardin që ka Berisha mendon që varianti ku ka ligje ka dhe shtigje është mbrojta e duhur?

Gjokutaj: Unë po them kodi i procedurës...

Gjikondi: Po flasim për një person që ka qenë në krye të shtet shqiptar nuk është në standardin e tij kjo.

Gjokutaj: Lere standardin e Berishës se nuk jemi këtu për standardi

Gjikondi: Jo mo jo se stilet që po përdor janë të njëjtat që ka përdorur Dritan Dajti

Gjokutaj: Ti karshi figurës së Berishës e ke zbuluar veten

Gjikondi: E kam zbuluar e hapur fare jam, kush të tha që jam kamufluar?

Gjokutaj: Zoti Berisha mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese por pasi të kalojë njëherë shkallët

Gjikondi: Këto nuk janë shumë të ndershme si stile. Nga gjyqtarja që ky nuk e njeh i thotë që këtë çështjen çoje në gjykatë Kushtetuese. Duhet ta çojë vetë gjykatësi. Çojeni ju, apo nga Gjykata Kushtetuese ju tha njëherë jo

Gjokutaj: Po ti nuk ke bërë njëherë gjyq, kjo është e tmerrshme

Gjikondi: Goditjet poshtë brezi nuk më prekin fare

Gjokutaj: Unë nuk mund të përballoj një njeri që flet si në miting

Lini një Përgjigje