TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 22:55

“SPAK po heton me frena dore”, analisti Sulo: Dosjet e inceneratoreve dhe sterilizimit mund të rrëzojnë qeverinë

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK po heton me frena dore”, analisti Sulo: Dosjet e

Analisti Arion Sulo, në një emision televiziv ka komentuar veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Sipas tij ky institucion “po heton me frena dore”.

Sulo u shpreh se SPAK po vepron në këtë mënyrë për të ruajtur të paprekshmit për të cilët u tha se po hetohet.

Ai shtoi se inceneratorët dhe sterilizimi janë dosje që mund të rrëzonin qeverinë dhe Rama i ka përdorur për t’u mburrur, ndërsa shtoi se emri i ish-ministrit Ilir Beqaj doli vetëm pas ndërhyrjes së Altin Dumanit.

Sulo rikujtoi episodin gjatë vizitës së Presidentit francez Macron, kur Rama nxori Beqajn, i cili sot është nën hetim, para liderit të Francës për të firmosur.

“SPAK po heton me frena dore, për të ruajtur të paprekshmit për të cilët u tha se po hetohet. Në këto dosje kemi Bllakon, Rrjepajn, Rrapajn, Tushin si kokat e inceneratorëve dhe sterilizimit. Inceneratorët dhe sterilizimi janë dosje që mund të rrëzonin qeverinë dhe Rama i ka përdorur për t’u mburrur.

Sterilizimin ka dalë dhe e ka mbrojtur edhe 1 muaj më parë dhe ka thënë se është sukses. Këto janë edhe shtyllat e programit të qeverisë dhe nuk preken aq sa për të shkaktuar tronditje të qeverisë. Mendoni se Lefter Koka ishte koka e inceneratorëve? Apo te sterilizimi Rrjepaj e Rrapaj ishin dy autorët ekzekutorët dhe të vetmit përgjegjës? Ata kanë udhëtuar me Beqajn dhe ai thotë nuk i njoh.

Sot ka pasur lëvizje për një hetim mbi depot farmaceutike, por në 2020-ën është çuar në SPAK dosja për sterilizimin. Kur shkoi dosja për hetim nuk përmendej fare Beqaj. Ndërhyri Dumani dhe thotë se kjo e fundit është marrë në konsideratë për të marrë Beqajn në hetim. Rama e nxori para Macron-it për të firmosur para pak kohësh.

Aty ku rrezikohet zemra e qeverisë nuk prek SPAK, prek opozitën sepse është e dobët dhe ata që lëshon Rama”, u shpreh ai në “News24”.

arion sulo spak

Lini një Përgjigje