
Gazetari Poli Hoxha ka komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Berisha ldhur me akuzat e tij ndaj SPAK, i cili e konsideron si institucion që kontrollohet nga kryeministri Rama.
Në një intervistë për “Report Tv”, Poli Hoxha ngriti pyetjen se përse Sali Berisha proteston para gjykatës së Lartë dhe GJKKO nëse mendon se institucionet e drejtësisë drejtohen nga Rama dhe nuk protestojnë para zyrës së këtij të fundit.
“Ramës i ka hyrë në oborr. Shumë afër, aq afër sa nuk e zë gjumi. Këtë ta jap unë si lajm. Nëse do bësh analizën ftohtë fare, Rama ka të paktën 2 vjet që pavarësisht nga skandalet e mëdha, politikisht nuk ndihet i shqetësuar dhe kjo është meritë e Berishës. Por edhe nga ana juridike vendimi që është ngritur për Berishën. Unë kam vetëm një pyetje, pse nuk i bën protestat tek zyra e këtij ‘gogolit’ por thërret protestat tek gjykatat”, tha gazetari.
Lini një Përgjigje