TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 07:53

“Po mundohet të shtyjë procesin”, Ben Andoni tregon kush po e shfrytëzon Sali Berishën

Shkruar nga Pamfleti
“Po mundohet të shtyjë procesin”, Ben Andoni tregon kush
Ben Andoni

Analisti Ben Andoni u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha po mundohet të shtyjë procesin ndaj tij, përmes elementëve procedurale.

Andoni tha se politika po e shfrytëzon Berishën. 

Sipas Andonit, mbështetja për Berishën është në rënie dhe shtoi se Partia Demokratike e ka mbyllur misionin e saj.

Besoj që funksionon tashmë më shumë si figurë historike, por po manovron me elemente politike. Kjo lloj inercie nuk po e shtyn shumë përpara. Berisha ka relativizuar të gjithë figurën e tij politike brenda kësaj historie. Inercia e kësaj është mbështetja e pakët në protestën që ka kërkuar. Në fakt, ata duke relativizuar gjithçka me zotin Berisha, kanë regresuar gjithçka për politikën shqiptare. Besoj se historia jonë politike e ditëve të fundit po jep një rast, që në momentin që po flasim, është në kreditet me të ulëta.

Do duhej që në momentet e para të ballafaqohej me dinjitet përballë drejtësisë shqiptare. Berisha po mendohet me elemente procedurale për ta shtyrë sa më shumë procesin. Në momentin që po flasim, duket se politika po e përdor zotin Berisha, për arsyen se ky është momenti ku mazhoranca ka kaluar shumë problematika që rrethohet vendi ynë. Politika po e shfrytëzon zotin Berisha, ai po e mban këtë peshë. Problemet me të mëdha të Shqipërisë janë problemet ekonomike apo sociale. Nuk mendoj se Berisha po e përdor shumë politikën, po mundohet të notojë në këtë politikë që ka Shqipëria.

Zoti Berisha e ka të gjithë luksin, momentin, burimet për të ndërtuar narracione te mbështetësit gjithnjë e në rënie, ky grup mbështetësish po pëson rënie gjithnjë e më shumë. Është cikël që Partia Demokratike e ka mbyllur krejtësisht misionin e vet. Nuk është parti e djathtë, nuk përfaqëson fashat shoqërore që i mbështeste. Baza e Partisë Demokratike, përveç një pjese, që e shikojnë veten te zoti Berisha dhe një pakicë te zoti Basha, pjesa tjetër e shohin si një qëndisje atë që po ndodh. Baza nuk e shikon veten më të përfaqësuar.

Zoti Berisha nuk ka pasur asgjë me zotin Basha. Gjithçka nisi atëherë kur Basha bëri atë që do të bënte çdokush në vendin e zotit Basha. Kjo me zotin Meta, është një aliazh që nuk funksionon, është një aliazh që bëhet vetëm për interesa të momentit. Meta ka treguar që është një aleat që nuk i besohet. Zoti Berisha, duke mos pasur aleat real, u detyrua të bashkohej me të”, theksoi ai.

sali berisha ben andoni

Lini një Përgjigje