
Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll flakët në fabrikën e bojës. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe drejtori i Policisë së Shtetit me Drejtorin e Emergjencave Civile.
Deri tani janë angazhuar 15 mjete zjarrfikëse dhe 67 forca zjarrfikës, 200 forca policie e vullnetarë. Sipas burimeve flakët janë izoluar që të mos përhapen te banesat aty pranë.
Ministria e Brendshme ka apeluar qytetarët që ta shmangin aksin Tiranë-Durrës, deri në shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset. Sipas burimeve fabrika i përket kompanisë "Deutsch Color".
Lini një Përgjigje