Një rënie dherash dhe gurësh është regjistruar në dalje të tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Sipas të dhënave paraprake, incidenti ka ndodhur si pasojë e punimeve që po zhvillohen në zonë. Masat e dheut dhe gurët kanë përfunduar në rrugë, duke bllokuar përkohësisht segmentin dhe duke krijuar radhë automjetesh. Aksi rrugor ka qenë i bllokuar për rreth 30 minuta.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë mjetet e firmës që po kryen punimet, të cilat kanë bërë pastrimin e rrugës dhe largimin e inerteve. Pas ndërhyrjes, qarkullimi është rikthyer gradualisht në normalitet.
Autoritetet dhe punonjësit në terren u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në zonën ku po kryhen punime. ma riformulo duke e ndryshuar strukturen
Lini një Përgjigje