TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2026, 13:47

Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Shkruar nga Pamfleti
Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve
Endi Shabani

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, është zgjedhur President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut. Bordi i organizatës mori vendimin me unanimitet.

AOM funksionon si një rrjet ndërkontinental për monitorimin e të drejtave të njeriut dhe përfshin mbi 30 institucione homologe nga tre kontinente. Ky rrjet përfshin vende si: Franca, Spanja dhe Greqia, Maroku, Egjipti, Izraeli dhe Jordania, duke krijuar një front të përbashkët për mbikëqyrjen e standardeve të qeverisjes dhe sundimit të ligjit në të gjithë pellgun e Mesdheut.

“Si President i AOM do të koordinoj përpjekjet e rrjetit për të forcuar pavarësinë e institucioneve të Avokatit të Popullit dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të qytetarëve përballë pushtetit ekzekutiv në tre kontinente.

Ky pozicionon zyrën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë si një aktor kyç në diplomacinë institucionale, duke i dhënë Tiranës një rol drejtues në hartimin e agjendave rajonale për drejtësinë administrative dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Shabani.

 

endri shabani

Lini një Përgjigje