TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2026, 11:56

Shqipëri-Kosovë, "shkëmbim" qytetarësh për 14 shkurt; dyndje në pikat kufitare

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëri-Kosovë, "shkëmbim" qytetarësh për 14

Fundjava që përkon me 14 Shkurtin ka shtuar ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në Morinë dhe Vërmicë po regjistrohet fluks i lartë automjetesh në të dy drejtimet.

Numri më i madh i lëvizjeve paraqitet në Morinë, ku qytetarë nga Kosova po hyjnë në Shqipëri për të kaluar fundjavën në qytete dhe zona turistike malore. Fluksi vijon edhe gjatë ditës së sotme. Në kahun tjetër, qytetarë nga Shqipëria po udhëtojnë drejt Prizrenit dhe qendrave të tjera turistike në Kosovë për të festuar Shën Valentinin.

Autoritetet kufitare mbajnë të hapura të gjitha sportelet dhe zbatojnë marrëveshjen për kalim të përshpejtuar për shtetasit e të dy vendeve. Kontrollet e detajuara kryhen vetëm për automjetet me targa të huaja, ndërsa procedurat për qytetarët shqiptarë dhe kosovarë zhvillohen me ritëm të shpejtë për të shmangur pritjet.

Moti i qëndrueshëm dhe përkimi me festën kanë ndikuar në rritjen e lëvizjes, duke e kthyer këtë fundjavë në një nga periudhat me qarkullimin më të lartë të muajit shkurt në këtë kufi.

 

pikat kufitare me kosoven

Lini një Përgjigje