TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2026, 07:04

Si parashikohet moti për ditën e shtunë, zonat që do të përfshihen nga shtrëngata shiu

Shkruar nga Pamfleti

Si parashikohet moti për ditën e shtunë, zonat që do të

Gjatë ditës së shtunë parashikohet mot i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell, kryesish përgjatë ultësirës perëndimore në orët e para të ditës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon reshje shiu në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët.

Në orët e pasdites deri në mbrëmje vonë reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Ndërsa në zonën e jugperëndimit dhe ekstremin jugor reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 metër parashikohen reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 24 m/s.

Në det, parashikohet valëzim i forcës 4-6 ballë.

Temperaturat në të gjithë vendin pritet të jenë si më poshtë:

Si parashikohet moti për ditën e shtunë, zonat që do të

Si parashikohet moti për ditën e shtunë, zonat që do të

 

moti parashikim shiu

Lini një Përgjigje