TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2026, 18:24

ISHP hedh poshtë raportimet: Nuk ka shpërthim të fruthit në kopshtet e Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti
ISHP hedh poshtë raportimet: Nuk ka shpërthim të fruthit në
Instituti i Shëndetit Publik

Instituti i Shëndetit Publik sqaron se në Tiranë nuk ka asnjë shpërthim fruthi në kopshtet apo institucionet parashkollore, duke hedhur poshtë raportimet e publikuara në disa media.

Sipas njoftimit zyrtar, nuk rezulton asnjë situatë e përhapjes së sëmundjes në këto institucione. ISHP u kërkon qytetarëve të mbështeten te informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta.

Instituti u bën thirrje prindërve të zbatojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve. Sipas institucionit, kjo mbetet masa kryesore për mbrojtjen e shëndetit individual dhe atij publik.

ISHP thekson se vaksinimi përbën mënyrën më të sigurt dhe më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive.


Reagimi i institucionit synon të sqarojë situatën dhe të shmangë paqartësitë lidhur me gjendjen epidemiologjike në kryeqytet.

ishp fruthi

Lini një Përgjigje