TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2026, 20:03

Çahet argjinatura e lumit Shkumbin nga rrëshqitjet në Elbasan, rrezikohet uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Çahet argjinatura e lumit Shkumbin nga rrëshqitjet në Elbasan,

Një çarje në argjinaturën e lumit Shkumbin, pranë fshatit Labinot Fushë në Elbasan, ka aktivizuar strukturat e emergjencës mbrëmjen e së enjtes.

Autoritetet lokale angazhuan menjëherë mjetet dhe ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike, Emergjencave Civile dhe Bordit të Kullimit për të stabilizuar situatën. Dëmtimi i argjinaturës rrezikon rreth 200 banesa në zonën e Labinotit si dhe stacionet e pompimit që furnizojnë qytetin me ujë të pijshëm.

Ekipet po vendosin rreth 300 blloqe betoni përgjatë segmentit të dëmtuar për të përforcuar strukturën mbrojtëse dhe për të penguar daljen e ujit nga shtrati. Sipas vlerësimeve në terren, përkeqësimi i motit mund të shtojë prurjet e lumit dhe të vështirësojë ndërhyrjen, ndaj puna po kryhet me ritëm të përshpejtuar.

Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar përhapjen e dëmit dhe për të mbrojtur banesat dhe infrastrukturën e furnizimit me ujë.

elbasan shkumbin

Lini një Përgjigje