TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2023, 22:03

Romano Prodi ‘zbërthen’ paktin për emigrantët: Asgjë më shumë sesa një lojë politike Rama-Meloni!

Shkruar nga Pamfleti
Romano Prodi ‘zbërthen’ paktin për emigrantët:
Romano Prodi

Ka lindur një komedi interesante. Marr me qira disa hektarë në Shqipëri, ndërtoj një fshat që mund ta kishim ndërtuar lehtësisht vetë me të gjitha garancitë e të gjitha llojeve...

Dërgimi i emigrantëve në Shqipëri është "një ide e mirë", por për Melonin, është një "lojë e vogël politike thuajse perfekte".

Kështu ka deklaruar ish-kryeministri italian Romano Prodi, i ftuar në ‘Piazza Pulita’ në La7. Për të, marrëveshja për emigrantët e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë bazohet tek interesat politike: “Elektorati i Melonit voton për ata që besojnë se taksat duhet të ulen dhe emigrantët të trajtohen keq. Qeveria nuk është në gjendje të bëjë asgjë për taksat dhe vjen me këtë ide për të dërguar emigrantë jashtë Italisë”.

Ai ka deklaruar se kjo që propozohet nga kryeministrja fare letë bëhet në Itali, pasi ka territor sa të duash për të ndërtuar një kamp refugjatësh.

Ka lindur kjo komedi interesante. Marr me qira disa hektarë në Shqipëri, ndërtoj një fshat që mund ta kishim ndërtuar lehtësisht vetë me të gjitha garancitë e të gjitha llojeve. Unë u jap mesazhin italianëve se po i largoj emigrantët, por nuk është kështu sepse atje do të duhet të ruhen dhe të disiplinohen nga autoritetet tona. Nga pala shqiptare duket sikur ka pasur një investim në një biznes të vogël në Shqipëri”, vijoi ai.

Për Prodin marrëveshja është “një gjë shumë e vogël, por mesazhi politik është shumë i fortë”.

Rama, që nuk është i fundit për sa i përket dinakërisë politike, bën të kundërtën me qytetarët e tij, pra thotë: “Me këtë e ndihmoj Shqipërinë të arrijë në Europë”. Me pak fjalë, kontrata është perfekte. Pra, emigrantët nuk kanë lidhje me këtë, është thjesht një lojë e bukur politike që u kushton shumë qytetarëve tanë”, tha ai.

Sipas tij, e gjitha bëhet për shkak të zgjedhjeve evropiane: “Secili nga dy liderët i shërben interesave të partisë së vet, ndaj është një marrëveshje e përsosur politikisht që do të kremtohet solemnisht në pragun e zgjedhjeve evropiane”, shtoi profesori. /Pamfleti

Lini një Përgjigje