Analisti, Skënder Minxhozi ka komentuar tensionet politike të ditëve të fundit, pas kaosit dhe tensioneve të shkaktuara nga deputetët në Kuvend, duke ndezur edhe tymuese.
Minxhozi tha se ish-kryeministri Sali Berisha po tenton të ‘pastrojë’ figurën e tij.
“Retorika dhe qëndrimi i ashpër duhet t’i përkojë realiteti. Kur ashpërsimi i qëndrimeve nuk gjen pasqyrim në interesin e opinionit publik, pra kur këta premtojnë se do të rrëzojnë qeverinë, se do të nxjerrin 200 mijë njerëz në shesh dhe shohim se gjithçka është e qetë. Atëherë retorika kthehet në boomerang. Meta ka qenë më i kujdesshëm sepse e ka lexuar më drejt situatën. Çështja e retorikës është një çështje që përdoret deri në njëfarë mase, sepse më pas nuk tremb më askënd”, u shpreh Minxhozi për “Abc News”.
Lini një Përgjigje