
Socialogu Gëzim Tushi ka folur lidhur me reagimet online të qytetarëve, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve ishin pozicionuar në mbrojtje të vrasësit të gjyqtarit Kalaja dhe kundër sistemit të drejtësisë.
Sipas sociologut, ligji 7501 është një nga shkaktarët kryesorë të krijimit të këtij kaosi me pronën në vendin tonë, teksa theksoi se nëse nuk mund të kthehet pas të paktën të korrigjohet.
Tushi tha gjithashtu se gjyqtarët duhet të tregojnë integritet dhe bëri thirrje që proceset të mos zvarriten për vite me radhë pasi mund të në ngjalljen e ndjenjës së vetëgjyqësisë te qytetarët.
“Ngjarja që ka ndodhur dhe humbja e jetës së gjyqtarit është një precedent që hapi kutinë e Pandorës dhe shoqëria ka reaguar në mënyrë të diversifikuar, të lidhura me interesat e secilit. Është një ngjarje e rëndë. Kjo në enumeracionin e krimeve është përtej asaj që mund të imagjinohet dhe tregon se krimi kërkon të dominojë. Ka raste kur ligje të gabuara bëhen shkak për vetëgjyqësi. Ligji 7501 e ka bërë këtë kaos të madh. Neni i parë mbron pronën, lirinë dhe prestigjin.
Duhet të korrigjojmë të keqen. Mbase nuk e kthejmë dot 7501 por me ndërhyrje ta kthejmë në normalitet. Kemi ligje shumë, detyra e tij është të mbrojë drejtësinë. E treta ka të bëjë me personalitetin e gjyqtarëve tanë. Të tre këta fenomene janë bërë eksploziv dhe kanë reagime të forta. Nuk kemi shoqëri me urrejtje ndaj drejtësisë.
Vetingu tregoi se drejtësia nuk ishte e purifikuar nga mëkatet. Nëse do të kemi gjyqtarë që nuk shohin ligjin por luksin e tyre, kjo gjë bie në sy dhe qytetari e kupton. Zvarritja e proceseve tregon për një anomali në sistem dhe duhet korrigjuar. Debati që u hap është i mirë. U godit shteti, alarmi duhet të jetë maksimal. Politika duhet të marrë masa për të vendosur shtetin ligjor.
Nëse gjyqësorit i shqepen tegelat nga presioni dhe pasiguria dhe siguria e budallait nuk mund të funksionojë. Nëse magjistratët nuk ruajnë integritet atëherë të gjitha këto çojnë në veprime të gabuara dhe kriminale. Ngadalësia e proceseve është një nga arsyet kryesore që nxit njerëzit, që duke i zvarritur, ndjell ndjenjën e vetëgjyqësisë”, tha Tushi për “A2 CNN”.
Trojet Shqiptare jane pushtuar nga lloj lloj armiku e surrati, por te zotet e trualleve mbeten kush ishin. Ju qerlbesira ne krye bete nje ligj muti bashke me palacot hiena nderkombetare qe tia perlanit popullit prona e troje me ate ligjin e poshter 7501. Me gjithese ky ligj eshte i poshter ju i ndate me poshtersisht trojet e pronat me manipulime. Per troje, lumenj e prona behen luftra boterore. Shqiptaret jane mallkuar nga Perendia se kane luftuar shume per vendin por nuk kane ditur ta administrojne e ua kane dhene fqinjeve troje me firma te marra. Erdhen maloket e Kuksit ne Bathore e kur i pyesje kujt ia ke ble token, ia kom ble q'atij dhe dora drejtohej diku nga Spanja. Kurveria profesioni me i vjeter ne bote me duket se paska lindur ne trojet e te pareve tane. Esat Pashe Toptani i falte serbeve trojet e Shqiptareve e kapardisen me shopping centre ne mes te Tiranes, kur ata qe lane kockat per kete toke nuk kane varr e pjella e tyre ka marre rruget e botes per te mbijetuar e zhdukur.
I zoti tokës qe e ka te trashegur jo te dhuruar ka20vjet qe ibejn xbor nga ana financiare dhe akoma nuk i japin zgjidhje