
Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi ka kritikuar ministren e Brendshme Alban Koçiu pas reagimit të saj lidhur me ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Prençi tha se ministrja tentoi të shfajësonte policinë, ndërsa shtoi se kompania e sigurisë është nën varësinë e institucionit që ajo drejton. Sipas tij, kjo kompani u krijua nga ish-ministri Lleshi dhe u mbush me pensionistë.
“Përgjigjen në formë tallje e dha ministrja e Brendshme që përjashtoi policinë nga përgjegjësia sepse u mundua ta shfajësonte por nuk e kishte marrë vesh që Ilirian Guard është në varësinë e ministrisë së brendshme. Dhe kjo të çon te katrahura te ligji 7501. Pastaj kemi urdhrin e kryeministrit për të çuar 500 policë në Theth dhe nuk ka policë për të ruajtur Gjykatën e Apelit. Nën drejtimin e ish-ministrit të drejtësisë u hartua harta e re e drejtësisë që krijoi një stok dosjesh, duke sorollatur shqiptarët dhe i zemëruar ata”, tha Prençi për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje