TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 21:15

Makina shkrumbohet nga flakët në mes të Lezhës

Shkruar nga Pamfleti

Makina shkrumbohet nga flakët në mes të Lezhës

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, duke u shkrumbuar plotësisht. Ngjarja ndodhi pranë zonave të banuara, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të izolonin zjarrin dhe të parandalonin përhapjen e tij në ambientet përreth. Mjeti ndodhej i parkuar në momentin kur shpërtheu në flakë.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt elektrik. Megjithatë, grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar, ndërsa qytetarët e zonës janë alarmuar nga shpërthimi i menjëhershëm i flakëve.

Lini një Përgjigje