TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 18:46

Rama ‘qeras’ Gjergj Lucën me një tjetër pronë të ushtrisë, SPAK në gjumë për zaptimin e pronave publike nga klientët e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Rama ‘qeras’ Gjergj Lucën me një tjetër pronë

Pasuritë publike po vidhen, duke kaluar në dorë të klientëve të qeverisë, bazuar në disa ligje mafioze dhe korruptive, si për dhënien me qira të pronave publike me 1 euro si dhe për investimet strategjike...

Qëllimi kryesor i mbledhjeve të qeverisë duket se është vetëm plaçkitja dhe ndarja e pasurive të fundit publike për klientët e saj.

Nëpër darka, gosti dhe resorte bëhen pazaret, administrata bën gati letrat, ndërsa qeveria merr vendimet për grabitjen e pasurive publike.

Në mbledhjen e sotme, Edi Rama ka vendosur t’i japë oligarkut të peshkut, Gjergj Luca, një ish repart ushtarak në Çekrez të Gramshit, pjesë e pronave të ushtrisë.

Luca do ta marrë pronën publike me qira 1 euro, duke pasur më vonë mundësinë e privatizimit, për t’u bërë pronar.

Vendimi është marrë mbi bazë pazari, klientelizmi, pa transparencë, pa konkurrencë etj.

Pasuritë publike po vidhen, duke kaluar në dorë të klientëve të qeverisë, bazuar në disa ligje mafioze dhe korruptive, si për dhënien me qira të pronave publike me 1 euro si dhe për investimet strategjike.

Më herët Gjergj Luca ka marrë nga Rama prona publike në Labinot të Elbasanit, po në Çekrez të Gramshit, në Maliq dhe në Përrenjas.

Me sa duket SPAK-ut nuk i bën përshtypje klientelizmi mes Edi Ramës dhe Gjergj Lucës, me pasoja në pasurinë publike. /Prapaskena

Rama ‘qeras’ Gjergj Lucën me një tjetër pronë

luca rama

1 Komente

  1. D
    Dauti

    Epo tani noj korrup te vogel sepse te medhenj e tradhtuan u arratise Si do ta ushqe zahon dhe linden me yhuaj ti Zotrrot Po rri ore ert. Se e hengre karrotenper bes po!

    Lini një Përgjigje