TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2025, 17:20

“PS-së i intereson ngërçi në bashkinë e Tiranës”, Andoni: PD parashikoi anulimin e zgjedhjeve në kryeqytet

Shkruar nga Pamfleti

“PS-së i intereson ngërçi në bashkinë e

Analisti Ben Andoni, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus të veçantë situatën e pazakontë në Bashkinë e Tiranës pas pezullimit të zgjedhjeve. Sipas Andonit, pezullimi i procesit zgjedhor nuk i dëmton socialistët, madje sipas tij, atyre u shkon për shtat situata e krijuar.

“Bashkia e Tiranës besoj se do mbetet në ngërç, socialistët janë mirë edhe me ngecjen e procesit për zgjedhje,” u shpreh analisti.

Ai hodhi dyshime se në kryeqytet do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, duke vënë në dukje se situata ligjore dhe politike që përfshin ish-kryebashkiakun Erion Veliaj do të rëndohet më tej me nisjen e proceseve gjyqësore ndaj tij.

Tani që Veliaj i nis kalvari i gjyqit, unë besoj se do ta ketë shumë të vështirë,” shtoi Andoni.

Duke folur për drejtësinë në vend, Andoni u tregua mjaft kritik ndaj reformave të ndërmarra gjatë këtyre dekadave, duke i konsideruar si të dështuara. Në lidhje me kandidaturën e pavarur të Florjan Binajt, i mbështetur nga opozita, Andoni u shpreh se PD ishte e vetëdijshme për pezullimin e mundshëm të procesit dhe ndaj zgjodhi një figurë jashtë politikës.

“Besoj se PD e dinte që kjo do të ndodhte dhe ndaj mbështeti kandidatin e vetëpropozuar dhe nuk nxori një kandidat politik të vetin”, shtoi ai.

Megjithatë, ai vlerësoi guximin e figurave të reja që marrin përsipër sfida të tilla, por shtoi se Tirana, për shkak të kompleksitetit të saj, nuk është terren për eksperimente.

“Çdo fytyrë e re që merr përsipër angazhime të tilla është për t’u mbështetur, por kryeqyteti ka problematikë të tillë që nuk mund të eksperimentohet me një figurë që nuk njeh qytetin. As Veliaj nuk e njihte mirë qytetin”, theksoi Andoni.

Në përfundim, Andoni theksoi se Tirana ka personalitete me integritet dhe respekt publik, por problemi qëndron tek mungesa e mbështetjes ndaj tyre.

Tirana ka personalitete, individë që gëzojnë respektin e të tjerëve, por nuk i mbështesin”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje