TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2025, 16:05

Avokati i Kryemadhit dhunoi rojën në Gjykatën e Vlorës, Dhoma e Avokatisë: Incident i shëmtuar, autoritetet të hetojnë

Shkruar nga Pamfleti

Avokati i Kryemadhit dhunoi rojën në Gjykatën e Vlorës,

Dhoma e Avokatisë ka reaguar ashpër pas incidentit në Gjykatën e Vlorës ditën e sotme, ku avokati Redi Llani dhunoi punonjësin e sigurisë.

Dhoma e Avokatisë thotë se distancohet nga kjo ngjarje e shëmtuar, siç e cilëson, dhe i bën thirrje institucioneve që të hetojnë rastin.

Reagimi i Dhomës së Avokatisë:

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dënon incidentin e dhunës në të cilin është përfshirë avokati Redi Llanaj, anëtar i Dhomës së Avokatisë, Vlorë në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të padenjë dhe të pahijshme për figurën e Avokatit. Në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje që ky incident ka ndodhur në ditën e bojkotit të vendosur nga DHASH, pikërisht për të ndalur fenomenin e dhunës ndaj funksionarëve dhe punonjësve në sistemin e drejtësisë, nisur nga vrasja e Gjyqtarit Astrit Kalaja. DHASH njofton të gjithë avokatët dhe opinionin publik se po e ndjek me shqetësim dhe seriozitet këtë ngjarje dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar rastin e këtij avokati. Në të njëjtën kohë, inkurajojmë institucionet përkatëse të hetojnë dhe të zbardhin këtë incident të shëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.

Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur. Por roja nuk e lejoi duke e kundërshtuar dhe duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Për këtë arsye nuk e ka lejuar të hyjë në ambientet e brendshme.

Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.

Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.

Redi Llanaj është edhe avokat i Monika Kryemadhit.

Lini një Përgjigje