TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2025, 13:30

Avokati i Metës: Iliri po shkruan libër në burg, do zbulojë çfarë ndodh pas kuintave të politikës

Shkruar nga Pamfleti

Avokati i Metës: Iliri po shkruan libër në burg, do zbulojë

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, tregoi se si po e përballon ish-Presidenti kohën në burg, gati një vit pas arrestimit.

“Zoti Meta shkruan çdo ditë, u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, komunikon me letra me njerëzit e tij dhe bën sport.Është duke shkruar edhe një libër mbi angazhimet e tij gjatë 34 viteve të fundit. Do të jetë një libër që do i zbulojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare”, tha avokati për "A2 Cnn".

Në lidhje me rekursin e Metës, avokati deklaroi se nuk presin gjë nga Gjykata e Lartë.

“Kjo gjykatë është kthyer në noter të gjykatave të ulta, ka humbur rolin e saj dhe besueshmërinë te publiku. Gjykata e Lartë e ka humbur orientimin sepse duhet të dëgjonte avokatët, por merr vendime vetëm në dhomë këshillimi, pa dëgjuar palët. Qytetarët presin nga 8 vite që të vijë çështja në Gjykatën e Lartë dhe pastaj nuk të pranon rekursin. Kjo Gjykatë e Lartë është kthyer në makth për shqiptarët”, tha Cakrani.

1 Komente

  1. L
    Leone

    Interesant do të jetë kapitulli për veten....

    Lini një Përgjigje