TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2025, 11:26

Nga ditët me shi në ato me diell, Lajda Porja: Si do të jetë moti për fundjavën

Shkruar nga Pamfleti

Nga ditët me shi në ato me diell, Lajda Porja: Si do të jetë

Orë të gjata me diell, vranësira kalimtare dhe ngrohtë, kështu i parashikojnë kushtet e motit në fundjavë sinoptikanët.

“E shtuna dhe e diela do të kenë shumë më tepër diell, sidomos bregdeti dhe zonat e ulëta do të jenë kryesisht me intervale të gjata me kthjellime, vranësira të lehta dhe kalimtare. Në zonat malore, në fakt nuk pritet që të ketë reshje për sa i përket gjatë këtyre tre ditëve”, tha meteorologia Lajda Porja.

Pavarësisht mëngjeseve dhe mbrëmjeve më të freskëta, temperaturat në pasditë parashikohen të ngjiten deri në 28 gradë Celsius.

“E shtuna dhe e diela do të kenë një tjetër rritje, sidomos do të ngrohen akoma më shumë mëngjeset, minimalet do të jenë 7 apo 8 gradë Celsius dhe maksimalet do të jenë 28 gradë. E diela nuk ka shumë ndryshim krahasuar me ditën e shtunë. 28 gradë që pritet në qytetin e Beratit, në Elbasan, në Gjirokastër. Do të ketë shumë zona bregdetare, të cilat do të jenë rreth vlerës 27 gradë Celsius dhe le të themi në zonat malore termometri do të ngjitet në 22 apo në 23 gradë”.

Për sinoptikanët, Tetori, ndryshe nga shtatori që ishte i nxehtë, është afër parametrave të tij klimatik me temperatura 2-3 gradë më të larta, ndërsa reshjet pritet t’i ketë prezente por në sasi të pakta.

Lini një Përgjigje