TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2025, 13:14

Shoqërohet në polici avokati i Monika Kryemadhit

Shkruar nga Pamfleti
Shoqërohet në polici avokati i Monika Kryemadhit
Monika Kryemadhi dhe avokati i saj Redi Llanaj

Një tjetër incident i rëndë është shënuar në gjykatat e vendit tonë.

Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.

Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbaje rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë. Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.

Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen, ndërsa Polici i sigurisë së gjykatës është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Kujtojmë se Redi Llanaj është edhe avokat i Monika Kryemadhit.

Lini një Përgjigje