TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2024, 12:56

PS ndryshon pas 15 vitesh përfaqësuesin në KQZ, Elena Xhina emërohet në vend të Eridian Salianjit 

Shkruar nga Pamfleti

 PS ndryshon pas 15 vitesh përfaqësuesin në KQZ, Elena Xhina  
 
PS ndryshon pas 15 vitesh përfaqësuesin në KQZ. Burimet bëjnë me dije se Eridian Salianji e ka konsideruar të kryer misionin e tij dhe ka kërkuar shkëputje.

Vendimi i Salianjit vjen vetëm pak ditë pasi Rama e hoqi si Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS, e këtë funksion ja bashkoi Damian Gjiknurit tek departamenti i Organizimit.

Në vend të Eridian Salianjit, në vijim PS-në KQZ do ta përfaqësojë Elena Xhina. Ajo ka qenë deputete e PDIU/Elbasan deri në vitin 2021, e më pas u angazhua me PS, si Këshilltare e Ministrit Ulsi Manja, e më pas si funksionare pranë Avokaturës së Shtetit.

Mësohet se çështjet e para ku Xhina do të mbrojë interesat e PS, janë disa mbledhje ku disa kandidatë të PS rrezikojnë të gjobiten për raportime të pasakta të financave zgjedhore.

.

Lini një Përgjigje