TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2024, 11:49

“Ishim si Afrikë sub-sahariane", mjeku Byrazeri tek Komisionin i "Sterilizmit": Ka pasur shumë vdekje nga ndotja e sallave kirurgjikale!

Shkruar nga Pamfleti

“Ishim si Afrikë sub-sahariane", mjeku Byrazeri tek Komisionin i

Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi.

Ish- anëtari i Komisionit të tenderit të sterilizimit, mjeku Genc Byrazeri, në dëshminë e tij para komisionit ka deklaruar se ka kërkuar mbylljen e disa sallave kirurgjikale. 

Ai ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se si pasojë e ndotjes së sallave kirurgjikale ka pasur shumë vdekje. 

“Kam dhënë dorëheqjen pas përfundimit të fizibilitetit. Kontributi im, theksimi i rëndësisë së kontrollit e parandalimit të infeksioneve nosokoniale, që përfshijnë jo vetëm shërbimet spitalore. Kontributi im më shumë se kontribut ka qenë premisë.

Kemi kontaktuar ish ministrin Halim Kosova për ta sensibilizuar për nevojë urgjente për mbylljen e disa sallave kirurgjikale, të cilat dolën me ndotje: Shkalla ORL, shkalla mikrobike 43 përqind Urgjenca e kirurgjisë 2/3, kirurgji 40 përqind. Nuk ka vend për diskutim. Ishim si Afrikë subsahariane! Ka pasur shumë vdekje si pasojë e gjendjes septike”, tha ai.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar reagime në komision, si nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi, ashtu edhe nga Plarent Ndreca.

Vokshi ka deklaruar se një përcaktim i tillë është i rëndë dhe në rast se kjo do të ishte e vërtetë do të kishte sjellë vdekjen e shumë personave.

Lini një Përgjigje