TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2023, 18:28

Protesta në Fierzë, shoqërohet në polici pronari i gurores

Shkruar nga Pamfleti
Protesta në Fierzë, shoqërohet në polici pronari i
Pamje nga protesta e gurores në Fierzë

Pronari i fabrikës së bitumit që po ndërtohet pranë aksit aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri Avni Byberi është shoqëruar në komisariatin e Tropojës pasi kërcënoi pronarin e një resorti në zonë.

Banorët të cilët protestuan ditën e sotme theksohet se kanë denoncuar dhe kontaktuar gjithashtu edhe ministrin e Brendshëm Taulant Ballën.

Kujtojmë se disa ditë më parë, banorë e Fierzës protestuan kundër shfrytëzimeve pa kriter të materialeve inerte në anës rrugës dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit. Fabrika e bitumit pritet të ndërtohet pranë ujësjellësit të kësaj njësie, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Sipas banorëve këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambjentit e shkatërrim të habitatit natyrore të maleve. Banorët janë ngritur disa herë në protestë, por puna në njërën nga guroret nuk është ndërprerë.

Qytetarët thonë se ata nuk kanë asnjë dokumentacion ligjor për të ushtruar këtë aktivitet. Banorët ngrenë edhe shqetësimin e fëmijëve që shkojnë në shkollë nga kjo rrugë, ndiejnë rrezikun nga makineritë e rënda që transportojnë materialet inerte.

protesta e gurores në fierzë

Lini një Përgjigje