
Ka nisur protesta e paralajmëruar në Himarë për lirimin e kryebashkiaut të zgjedhur Fredi Beleri. Me pankarta në duar, anëtarë të OMONOIA-s kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit.
Protesta u organizua me iniciativën e organizatës “OMONOIA” e cila pretendon se Beleri po mbahet në burg padrejtësisht, pavarësisht se ai u kap në flagrancë duke blerë vota.
Pjesë e këtij tubimi është edhe kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili ka kërkuar lirimin e Belerit dhe marrjen e drejtimit të bashkisë prej tij. Ndërkohë që në tubim është parë edhe ish-ministri Ylli Manjani.
Kujtojmë se që prej arrestimit të tij, Greqia ka ngritur një agjendë ku në mënyrë të përsëritur ushtron presion për lirimin e Fredi Belerit.
Lini një Përgjigje