
Ironike e domethënëse: Pluralizmi nisi me debatin dhe lejen korruptive nga lart për kullë tregtare në atë lulishte, me PPP dhe investitorë fiktivë strategjikë, projekt që përfundoi me një gropë të madhe, pas 30 vitesh debati rikthehet po aty, në të njëjtën lulishte, me kullë, me urdhër nga lart, më investim korruptiv PPP dhe investorë fiktivë strategjikë!
Debati për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë ka nisur 30 vite më parë. Analisti Afrim Krasniqi ka publikuar një vendim të Këshillit të Ministrave që daton në vitin 1992, ku tregon si u dha në përdorim lulishtja pas Pallatit të Kulturë për ndërtim hoteli dhe qendër tregtare.
“Retrospektivë 1992. Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të para pluraliste, koha kur për regjimin në ikje oferta e vetme e investimeve të huaja dhe zhvillimit në Shqipëri ishte flluska financiare “Iliria Holding”! Bisedimet nisën më 1989 dhe vijuan më 1990-1991, dhe për këtë ka së paku katër vendime qeverish që i japin në përdorim asete shtetërore, zona turistike, etj. Modeli i parë i PPP-ve! Ja vendimi i marsit 1992 që i dha në përdorim lulishten pas Pallatit të Kulturë për ndërtim hoteli dhe qendër tregtare, pikërisht aty ku sot oligarkët konsensualë po ndërtojnë kullën më të lartë tregtare në Shqipëri. Për dijeni: në shtator 1992 KLSH imponoi prishjen e të gjitha kontratave me IH dhe ndjekje penale për një ish kryeministër, dy ish ministra dhe vetë “biznesmenin” spekulant, duke e konsideruar rastin si piramida & mashtrimi i parë politiko-financiar në Shqipëri.
Ironike e domethënëse: Pluralizmi nisi me debatin dhe lejen korruptive nga lart për kullë tregtare në atë lulishte, me PPP dhe investitorë fiktivë strategjikë, projekt që përfundoi me një gropë të madhe, pas 30 vitesh debati rikthehet po aty, në të njëjtën lulishte, me kullë, me urdhër nga lart, më investim korruptiv PPP dhe investorë fiktivë strategjikë! Kështu nisi!"-shkruan Krasniqi.

Lini një Përgjigje