TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2023, 14:31

“Larg duart nga parku”/ 'Lëvizja Bashkë' njofton sërish protestë kundër kullës në qendër të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

“Larg duart nga parku”/ 'Lëvizja Bashkë' njofton

“Lëvizja Bashkë” do të organizojë sot protestën e radhës kundër ndërtimit të kullës 64 kate prapa Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që dyshohet se po ndërtohen nga njerëzit e Shkëlzen Berishës.

“Lëvizja Bashkë”, njofton se protesta do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:30.

"LARG DUART NGA PARKU YNË!

Çka po ndodh në qendër të Tiranës është një krim i vërtetë kundër qytetit. Një krim i financuar me para të pista dhe i mbrojtur publikisht nga pushtetarë të korruptuar.

Qyteti ynë po vdes pak e nga pak, me çdo hapësirë publike që zihet, me çdo park që shkatërrohet, me çdo ujdi të errët që materializohet. Pas parkut të fundit e kanë radhën të tjera hapësira të jetës urbane, siç mburren me vetëbesimin e kriminelëve të papendueshëm Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Në këto kushte, detyra jonë si qytetarë është të ngremë zërin.

Ditën e hënë në orën 18:30 Lëvizja BASHKË u bën sërish thirrje qytetarëve të Tiranës për të dalë në protestë.

Bashkë për një qytet të jetueshëm!", shkruan Lëvizja Bashkë në rrjetet sociale.

“Larg duart nga parku”/ 'Lëvizja Bashkë' njofton

 

kulla në tiranë protestë

Lini një Përgjigje