TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2023, 17:12

Protesta e banorëve të Fierzës kundër punimeve në gurore, shoqërohen 7 persona; mes tyre edhe pronari i resortit

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e banorëve të Fierzës kundër punimeve në
7 banorët të njësisë administrative Fierzë në Tropojë mes tyre edhe pronari i një restori në Tropojë janë ndaluar nga policia ditën e sotme. Banorët ishin duke protestuar kundër punimeve në gurore në momentin që janë shoqëruar.

Kujtojmë se ditën e sotme banorët e Fierzës dolën në protestë ku kërkuan të ndalet puna në gurore si dhe të anulohet ndërtimi i fabrikave të bitumit.

Për t’i dhënë më shumë zë protestës së tyre, ata bllokuan edhe rrugën që çon tek tragete duke shkaktuar trafik të rënduar.

Ndërkohë, që pak ditë më parë shqetësimin për guroren  kanë ngritur dhe banorët e Borizanës që denoncuan shpërthime të shumta në guroren që ndodhet sipër fshatit të Fushë-Krujës duke thënë se në këtë mënyrë po u shkatërrojnë shtëpitë.

Lini një Përgjigje