
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Hoxha ka hedhur një foto nga stacioni i trenit në Firence të Italisë, aty ku dhe u fotografua Llalla pasi ju arratis drejtësisë dhe kërkoi azil në Itali. Llalla ishte me çantë në dorë duke pritur trenin.
Hoxha shprehet se dikur ai lëvizte me eskortë e makina të blinduara, por nga frika e drejtësisë përfundoi me çantë në dorë në stacionin e trenit.
“Në stacionin e trenit “Santa Maria Novella” në Firence, duke pritur mos vjen rastësisht ndonjë nga non grata-t, qe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli…
Dikur bënin shume zhurme pasi lëviznin me eskorte dhe makina te blinduara, tani janë si gjithë në vdekatarët e thjeshtë, me çantë në dore në stacionin e trenit”, shkruan ai.
Llalla u dënua me 2 vite burg për fshehje pasurie, por para se Apeli të jepte vendimin e formës së prerë, ai u largua nga vendi. Më pas u lokalizua në Itali, ku dhe thuhet se ka përfituar azil, duke bllokuar ekstradimin.
Lini një Përgjigje