TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2025, 20:13

Presidenti Begaj uron Donald Trump: Krenarë për aleancën dhe miqësinë me SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti Begaj uron Donald Trump: Krenarë për aleancën dhe

Presidenti Bajram Begaj ka uruar kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump për inaugurimin e tij si president i 47-të i SHBA-ve.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Begaj shprehet krenarë për marrëdhënien dhe aleancën Shqipëri-SHBA.

Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie.

Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tone”, shkruan Begaj.

Lini një Përgjigje