TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2025, 14:31

Mbeti i plagosur në protestën e "21 Janarit", gazetari: Më qëlluan nga taraca me pistoletën e Ndrea Prendit

Shkruar nga Pamfleti

Mbeti i plagosur në protestën e "21 Janarit", gazetari:

Gazetari Fatos Mahmutaj ka folur lidhur me hetimet e SPAK për ngjarjen e “21 janarit”, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Ai tregon se mbeti i plagosur në Bulevard teksa ishte në transmetim live duke raportuar ngjarjen.

Ai tregon se ish-truproja Arjan Adhami qëlloi nga tarraca me pistoletën e shefit të Gardës Ndrea Prendi. Ai shprehet se Prendi u dhunua në zyrën e Beridhës, ndërsa shton se provat ekzistojnë por institucionet nuk kanë vullnet t’i hetojnë.

“Do të mjaftonte fakti, në arkivin e televizionit tuaj apo të tjera, të merren pamjet filmike bruto. Kaq mjafton dhe duket kush ka qëlluar. Unë jam plagosur në 21 janar. E kisha përballë Agim Llupon dhe e kisha në tarracë Adhamin që qëllon me pistoletën e Ndrea Prendit. Prokuroria duhet të bëjë punën e vet. Dy ditë më pas isha aty në bulevard, ushtarë të gardës nuk lejonin grupin e hetuesve dhe prokurorëve të afrohej në perimetrin e caktuar.

Gëzhojat ishin t’i mblidhje me fshesë. Makineria e atij shteti filloi manipulimin. Mjeku tha u vranë nga afër. Të gjithë viktimat shpalleshin puçistë. Pikësëpari janë identifikuar kush ka qëlluar mbi njerëz. Janë zbardhur. Kaq gjë dihet. Pjesa e urdhrit është një përgjim i radiove i urdhrit të Prendit të qëllohet mbi mish. Prendi del me syrin e nxirë. U rrah në zyrën e kryeministrit. Nëse kemi hyrë diku sagllam dhe del me sy të nxirë. Është logjike kjo punë. Provat ekzistojnë, por nuk ka vullnet", u shpreh gazetari për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje