
Davidhi është gjyqtarja që clliroi nga masa e sigurisë Berishën, duke i hequr “arrestin shtëpiak”, vendim ky që u apelua nga SPAK, ndërsa Apeli i GJKKO-së vendosi masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj.
GJKKO ka shtyrë për herë të tretë vendimin lidhur me fatin e dosjes ‘Partizani’ për të cilën SPAK ka marrë të pandehur ish-Kryeministrin Sali Berisha , si dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Gjyqtarja Flojera Davidhi ka shtyrë seancën për në datën 31 janar ora 9, ndërsa kjo është hera e tretë që nuk merret një vendim se çfarë do të bëhet me dosjen, do të kalojë për gjykim, do të rikthehet për hetime të mëtejshme apo do të mbyllet.
Avokatët e ish-Kryeministrit Berisha ka kërkuar mbylljen e çështjes duke deklaruar publikisht se dosja s’mund të kalojë për gjykim, pasi nuk ka fakte dhe prova. SPAK në anën tjetër ka kërkuar kalimin për gjykim të dosjes.
E në fakt qoftë në 6 janar ashtu edhe në 20 janar, gjyqtarja Davidhi nuk ka marrë ende një vendim se çfarë do të bëhet. Ndoshta volumi i madh i dosjes mund të jetë një nga arsyet sepse gjyqtarja ka vendosur të shtyjë vendimin, edhe pse duket një arsye jo fort e besueshme referuar kohës që vetë gjyqtarja vendos për shqyrtimin e kërkesës.
Davidhi është gjyqtarja që clliroi nga masa e sigurisë Berishën, duke i hequr “arrestin shtëpiak”, vendim ky që u apelua nga SPAK, ndërsa Apeli i GJKKO-së vendosi masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj.
Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur për këtë dosje janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.
Akuzat e SPAK
Sali Berisha, akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Studio Pustina sh.p.k. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal.
Lini një Përgjigje