TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2025, 12:32

Dosja "Plumbi i Artë"/  GJKKO jep vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

Shkruar nga Pamfleti

Dosja "Plumbi i Artë"/  GJKKO jep vendimin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin.

Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi u kapën falë operacionit ‘Plumbi i Artë’. Agron Qafa akuzohet për vjedhje me dhunë dhe grup të strukturuar kriminal, ndërsa Florenc Çekrezi akuzohet për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe armëmbajtje.

Agron Qafa u deklarua fajtor dhe u dënua me 12 vite burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Qafës i zbritet 1/3 e dënimit dhe do vuajë përfundimisht 8 vite burg. 

Ndërsa Çekrezi mori dënimin prej 5 vitesh. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht3 vite e 4 muaj burgim.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.01.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen penale të regjistruar me nr. 7/65 akti, datë 26.11.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve/të pandehurve A.Q., F.Ç., kundër vendimit nr. 46, datë 19.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 46, datë 19.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Shpenzimet gjyqësore në apel, i ngarkohen të pandehurve ankues A.Q. dhe F.Ç", njofton gjykata. 

dosja plumbi i arte

Lini një Përgjigje