TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2025, 12:39

Përgjimet e SKY ECC, kreu i SPAK tregon prangat: Sapo të kemi provat, do godasim çdo politikan!

Shkruar nga Pamfleti
Përgjimet e SKY ECC, kreu i SPAK tregon prangat: Sapo të kemi provat,
Altin Dumani

'Nëse kemi prova nga ‘SkyEcc’ do godasim çdo politikan', deklaroi kreu i SPAK.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët ditën e sotme ka folur për arrestimet e politikanëve nga përgjimet e SKY ECC.

Sipas Dumanit, sapo SPAK të lidhë komunikimet në SkyEcc me provat, do të goditet çdo politikan i përfshirë.

‘Nuk është e vërtet që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e SkyEcc, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv. Tashmë kemi edhe një vendim të gjykatës kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Në përpiqemi qe të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në SkyEcc, por ti lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kudo person, e kemi prova do të marrim vendimet tona.’, tha kreu i SPAK.

Dumani ka deklaruar gjithashtu se do të publikojë strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore.

Pa dashur të zbulojë shumë detaje, kreu i Prokurorisë së Posaçme bëri me dije se strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore ka përfunduar, ndërkohë që do të pasohet dhe nga një plan veprimi.

“Kam deklaruar që do të publikoj strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër, por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin.”, tha ai.

altin dumani

Lini një Përgjigje