TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shkurt 2025, 21:47

Prençi: SPAK ka ngritur stekën e goditjeve, janë nën presion politik

Shkruar nga Pamfleti

Prençi: SPAK ka ngritur stekën e goditjeve, janë nën

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi tha se e vlerëson punën e SPAK-ut dhe GJKKO-së pasi po i japin fund pandëshkueshmërisë.

Në emisionin “Drejt”, Prençi tha se mbështet punën e SPAK-ut, sepse në një shoqëri të inkriminuar duke filluar qysh nga krimi i organizuar përfshirë edhe politikën, nuk mund të presim që SPAK dhe GJKKO të jenë si Spiderman që bëjnë gjithçka.

Ata po bëjnë diçka të mirë, çdo ditë e më shumë po ngrënë stekën për të kuptuar publiku se vërtetë ka mbërritur koha e pandëshkueshmërisë. Prandaj jam jo vetëm mbështetës, por edhe inkurajues. Kam konsiderata për prokurorët dhe kam besim se edhe pse nën presionin e politikës, ata do t’ia dalin sepse kanë në krah partnerët strategjikë”, tha Prençi.

Lini një Përgjigje