TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shkurt 2025, 21:18

Kuvendi zgjedh Gentian Salën në krye të AKEP

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi zgjedh Gentian Salën në krye të AKEP

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot Gentian Salën në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me 73 vota pro.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Tomi Frashërin, mandati i të cilit kishte përfunduar në muajin dhjetor 2024.

Gjithashtu u votua projektvendimi "për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit". Saimir Tola u zgjodh anëtar i bordit mbikëqyrjes financiare me 72 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim.

Kandidatura e Gentian Salës iu propozua Kuvendit të Shqipërisë muajin e kaluar nga nga Këshilli i Ministrave. Gentian Sala ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) në periudhën 2014-2019.

Në vijim, prej vitit 2021, ai ka qenë në krye të Sekretariatit për koordinimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gentian Sala është me profesion jurist dhe mban titullin e avokatit. Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, Këshilli Drejtues i AKEP përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë.

Lini një Përgjigje