TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2025, 07:57

Policia nuk u dha leje, PD njofton zhvendosjen e protestës; ku pritet të zhvillohet tubimi 

Shkruar nga Pamfleti
Policia nuk u dha leje, PD njofton zhvendosjen e protestës; ku pritet
Foto Ilustruese

Tirana do të jetë sot kryeqendra e Evropës, pasi do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik, që sjell në kryeqytetin shqiptar 53 liderë evropianë, përfshi presidentë, kryeministra dhe institucione, si Bashkimi Europian, NATO dhe OSBE.

Në ditën e Samitit Europian në kryeqytet, PD ka thirrur një protestë, leja e së cilës është refuzuar nga Policia e Tiranës për shkaqe sigurie pasi tubimi do të zhvillohet në afërsi të perimetrit të sigurisë së Samitit.

Edhe pse blutë e kryeqyetit nuk i pranuan kërkesën, Partia Demokratike nuk është tërhequr ndërsa ka zhvendosur tubimin nga Bulevardi i Ri tek Bulevardi Zogu i Pare.

“Nesër protesta do te zhvillohet te Bulevardi Zogu i Pare, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00”, u tha në njoftim.

protesta e pd per zgjedhjet

Lini një Përgjigje