Këto janë prova, që SPAK duhet t’i hetojë, sepse krye bashkiaku Ilir Xhakolli, ka krijuar një gropë të zezë korrupsioni në financat dhe pasuritë e Bashkisë së Pogradecit; madje Anëtar e Nënkryetar Bordi te kjo firmë dhe te “Klub-Futboll Pogradeci” është Durim Toska, ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës që u arrestua para ca ditësh...
Me përvojën e falsifikimit të letrave të kontrabandës si ish- shef dogane e tatimesh, krye bashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, përveç aferave me tenderët, ka krijuar një skemë tjetër abuzimi me fondet publike, duke krijuar firma fantazma brenda strukturës së Bashkisë.
E tillë është firma “Qendra Multi- Funksionale Pogradec Sh.A”, me objekt projektimin, zhvillimin, menaxhimin e projekteve dhe veprimtarive sportive për masivizimin e çdo lloji sporti, me përjashtim të futbollit që është shoqëri më vete.

Kjo firmë e krijuar më 6 janar 2022, me përfaqësues ligjor kryetarin Ilir Xhakolli, është quajtur shoqëri anonime me aktivitet fitimprurës dhe vetëfinancim, por faktikisht financohet 100% nga fondet e Bashkisë së Pogradecit, dhe rezulton se për vitet 2020-2023 nuk ka asnjë bilanc financiar.
Por deri më 31 dhjetor 2022, ka si bilanc shpenzimesh 1 milionë Euro, ta paguara nga fondet e Bashkisë Pogradec me urdhër të kryetarit Ilir Xhakolli, të emërtuara si “Transferime korrente”, ndërsa për vitin 2023, ka transferuar vlerën 800 mijë Euro.
Por kush i ka administruar këto 1 milionë Euro dhe milionat e tjera që krye bashkiaku Ilir Xhakolli i ka transferuar firmës fantazmë “Qendra Multi- Funksionale Pogradec Sh.A”?
Administratore e kësaj firme të bashkisë, është Alma Kanina, Drejtore Kabinetit e kryetarit Ilir Xhakolli; Kryetar Bordi është Enton Berberi, Drejtori Infrastrukturës, Shërbimeve e Punëve Publike të Bashkisë; Anxhela Andoni, Përgjegjëse e Zyrës Arsimore të Bashkisë dhe kryetare Forumit lokal të grave të Partisë Socialiste.
Është absurde, por Anëtar e Nënkryetar Bordi i firmës fantazmë “Qendra Multi- Funksionale Pogradec Sh.A” të Bashkisë së Pogradecit, është Durim Toska, Drejtori i Burgut të Fushë-Krujës që u prangos ditën e shtunë; i cili para emërimit drejtor burgu, ka qenë Drejtor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë, por krye bashkiaku Xhakolli nuk e hoqi nga bordi sepse e ka sekserin e tij.
Ndërsa drejtues ligjor i firmës së bashkisë, është vetë krye bashkiaku Xhakolli, duke krijuar të njëjtën bandë hajdutësh, që japin miliona Euro fonde si drejtues bashkie dhe i administrojnë vetë si drejtues të firmës bashkiake.

I njëjti grup, administron Klub-Futbollin Pogradec, madje edhe këtu, Anëtar e Nënkryetar Bordi është ish-drejtori i arrestuar i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska.
Ndërsa më 5 janar 2022, krye bashkiaku Ilir Xhakolli, ka krijuar firmën tjetër bashkiake “Pogradeci Invest sh.p.k”, me objekt kryerjen e punëve, shërbimeve e investimeve publike të zonës, por faktikisht ai i kryen me tenderë e ankande me firmat private.
Këto janë prova, që SPAK duhet t’i hetojë, sepse krye bashkiaku Ilir Xhakolli, ka krijuar një gropë të zezë korrupsioni në financat dhe pasuritë e Bashkisë së Pogradecit./Pamfleti
Lini një Përgjigje