TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2023, 11:55

Ilir Beqaj në SPAK për koncesionin miliona eurosh, Policia bën show dhe e gjobit për parkim të gabuar

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Beqaj në SPAK për koncesionin miliona eurosh, Policia bën
Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj prej disa orësh ndodhet në SPAK ku është duke u marrë në pyetje në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Teksa ish-ministri akuzohet për abuzim me tenderin miliona eurosh, policia bën 'show' me gjoba 1 mijë lekëshe për parkim. 

Por teksa ndodhet brenda ambienteve të prokurorisë së Posaçme, Beqaj është gjobitur nga policia bashkiake për parkim të gabur me 1000 lekë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotme në ambientet e prokurorisë së Posaçme që prej orës 09:00.

Beqaj është me masë sigurie 'detyrim paraqitje', në lidhje me këtë koncesion për shpërdorim detyre. 

 

ilir beqaj spak

Lini një Përgjigje