TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2023, 09:28

Afera me 'Sterilizimin', Ilir Beqaj shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Afera me 'Sterilizimin', Ilir Beqaj shkon në SPAK
Ilir Beqaj

Ish-ministri është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotme në ambientet e prokurorisë së Posaçme që prej orës 09:00.

Ish-ministri është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

Ndaj Beqajt janë caktuar masat e sigurisë  “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”.

Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”.

Në 24 nëntor, ai u paraqit në ambientet e SPAK për herë të parë pas caktimit të masës së sigurisë.  Sipas vendimit të GJKKO, ish- ministri Beqaj duhet të paraqitet çdo të të premte në orën 15:30 para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Ish ministri i Shëndetësisë pas seancës në gjykatën e Posaçme më 20 nëntor, e para pas caktimit të masës detyrim paraqitje, u shpreh se do të jetë në dispozicion të këtij procesi. Ai u ka qëndruar deklaratave të tij se nuk do të apelojë masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO.

Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.

Deri tani nga hetimi i SPAK Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.

ilir beqaj spak

Lini një Përgjigje